Isaac Hempstead Wright që luajti karakterin e Bran Stark në serialin ‘Game of Thrones’ ka filluar studimet.
18 vjeçari ka lënë gojëhapur tifozët e tij me përzgjedhjen që ka bërë, transmeton portali arbresh.info
Ai nuk ka zgjedhur që të studiojë aktrimin, sikurse do ta besonim të gjithë.
Në Univeristetin e Birminghamit ai ka zgjedhur që të studiojë degën e matematikës.
Përkundër rolit të tij në një nga serialet më të mëdha televizive të të gjitha kohërave, ai duket të jetë shumë i përkushtuar edhe në edukimin e tij.
Sipas mediave britanike, ai po kursente pagën e tij të marrë nga seriali ‘Game of Thrones’ për të paguar shkollimin, ndërsa shpreson që të bëjë edhe doktoraturë./arbresh.info/

Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...