Në Kosovë nuk është paralajmëruar asnjë aktivitet për Ditën Ndërkombëtare të Paqes, shkruan arbresh.info.
Çdo vit Dita Ndërkombëtare e Paqes shënohet në mbarë botën më 21 shtator. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka shpallur këtë si një ditë të përkushtuar për forcimin e idealeve të paqes, brenda dhe mes të gjitha kombeve dhe popujve.
Tema për vitin 2017 është “Së bashku për paqen: respekt, siguri dhe dinjitet për të gjithë”, shkruan arbresh.info.
Të njejtën ditë nga mesnata partitë politike kanë filluar kampanjën elektorale për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
200 kandidatë i kanë hyrë garës për t’u bërë kryetar komune, nga 91 subjekte politike të certifikuara nga ana e KQZ-së, transmeton arbresh.info.
Janë shtatë mijë kandidatë për 38 kuvende komunale, prej tyre janë 2400 femra dhe 4500 meshkuj./arbresh.info/
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqip...
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...