‘Nur’ shtrohet me urgjencë në spital

23:04 | 20 Shtator 2017
Arbresh.info

Mediat e huaja bëjnë me dije se aktorja e njohur Amine Gulse është shtruar me urgjencë në një spital në Stamboll.
24-vjecarja është shtruar në spital mbrëmjën e të martës, ndërkohë mjekët bejnë me dije se ka pasur probleme me apandesitin, ku i është nënshtruar menjëherë një operacioni.

E dashura e futbollistit Mesut Ozil tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe pritet të dalë nga spitali brenda dy ditësh.

Gulse në vitin 2014 u shpall “Miss World Turkey”, ndërsa në vitin 2015 nisi karrierën si aktore duke luajtur përkrah Tolgahan Sayisman në Serialin “Mos u dorëzo”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale