Ministri i ri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka treguar se kur do të bëhet gati stadiumi i Prishtinës.
Ka një kohë të gjatë që stadiumi i kryeqytetit është duke u riparuar. Ishte thënë se punimet do të përfundojnë gjatë muajit shtator dhe në tetor të jetë gati, kjo nuk do të ndodhë.
Kështu ka thënë edhe ministri Gashi, i cili tha se stadiumi do të jetë gati gjatë stinës së pranverës.
“Bazuar në listën e rekomanduar nga UEFA për punimet të pa parapara me kontratë dhe me projektin kryesor në vlerë prej 4,100,000.00 €, punime të cilat janë të domosdoshme për plotësimin e Kategorisë IV të Stadiumeve sipas kërkesës nga UEFA me sigurimin e këtij buxhetit ne pranverën e hershme stadiumi do te jete i gatshëm”, ka thënë Gashi për IndeksOnline.
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll nuk pati fatin të luaj në shtëpi asnjë ndeshje eliminatore të Kupë së Botës “Rusia 2018”, ndërsa Prishtina ka “harruar” herën e fundit se kur ka luajtur në shtëpi gjatë ndeshjeve të Superligës.
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...