Procesi i liberalizimit të vizave me BE-në mund t’i marrë kohë Kosovës, pavarësisht premtimeve të kryeministrit Haradinaj se me Qeverinë e re brenda 90 ditësh qytetarët e vendit do të udhëtojnë pa viza në gjithë Evropën. Miratimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, si dhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit janë barrë e rëndë edhe për ekzekutivin e ri.
“Me Qeverinë e re brenda 90 ditësh qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në Gjermani, Zvicër, Austri dhe në krejt Evropën”.
Ky ishte premtimi më i spikatur i kryeministrit Ramush Haradinajt gjatë fushatës elektorale në zgjedhjet e 11 qershorit. E ndonëse ka kaluar vetëm një javë prejse Haradinaj ka marrë zyrtarisht detyrën e të parit të ekzekutivit, liberalizimi i vizave nuk pritet të ndodhë brenda kësaj kohe.
Kështu konsiderojnë njohësit e integrimeve evropiane, të cilët madje thonë se edhe po që se Marrëveshja e Demarkacionit ratifikohet, procesi për heqjen e vizave nuk do të përfundojë assesi brenda tre muajve, transmeton zeri.info.
Ndërkohë, çështja e demarkacionit me Malin e Zi ende nuk është zgjidhur. Përkundrazi, ndonëse ratifikimi i kësaj Marrëveshjeje është kusht thelbësor për heqjen e vizave, qeveria “Haradinaj” tashmë ka shkarkuar Komisionin për Demarkacion (të drejtuar nga Murat Meha) dhe ka emëruar Shpejtim Bulliqin në krye të Komisionit të ri.
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...
Irani: Ngushtica e Hormuzit e hapur vetëm për anijet që nuk ...
I akuzuari për vrasjen në Hajvali: Vrasjen e kreu vëllai im ...
Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA
Skemë mashtrimi në Everest/ 11 të arrestuar, dyshohet se hel...