Zëvendëskryeministri i parë i vendit, njëherësh ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, po qëndron për një vizitë zyrtare në New York ku bashkë me presidentin Hashim Thaçi është takuar me Mbretin Abdullah të Jordanisë, raporton arbresh.info
Pacolli ka theksuar se kanë pasur dakordim për bashkëpunim të plotë mes dy shteteve
“Aktivitetin tim diplomatik bashkë me presidentin e Kosovës, e fillova në Nju Jork me një takim me Mbretin Abdullah të Jordanisë. Dakordim i plotë për bashkëpunim ndërmjet dy shteteve.”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Pos këtij takimi, Pacolli njoftoi se brenda pak javësh një delegacion nga Kosova do të udhëtoj në Jordani.
“Brenda pak javësh delegacionet e Kosovës do të udhëtojnë në Jordani për të formalizuar bashkëpunimin me Jordaninë në fushën e inteligjencës, sigurisë dhe arsimit”, ka shkruar Pacolli.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Pacolli dhe Thaçi kanë takuar edhe kryetarin e Këshillit Evropian, Donald Tusk./arbresh.info/

Shënohet 37-vjetori i Grevës së Minatorëve të Trepçës
Sot mbahet seanca për buxhetin 2026
Për të tretën ditë radhazi vazhdon seanca gjyqësore për sulm...
Qeveria e Kosovës mban sot mbledhje
Mot i paqëndrueshëm: reshje, erë e fuqishme dhe rënie temper...
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...