Një vajzë 27 vjec nga Elbasani është denoncuar në polici si e zhdukur.
Policia njofton se gjatë ditës së djeshme, nëna e vajzës, R.P., 57 vjeç, banuese në Elbasan, ka kallëzuar në polici, se i është larguar nga banesa vajza 27 vjeçe D.P.
Nëna tha para uniformave blu se e bija është zhdukur pa lënë gjurmë prej 3 ditësh.
Pavarësisht kërkimeve tek të afërmit apo shoqet e saj, 27 vjeçarja nuk dihet se ku është, ndërsa shton se nuk ka qenë në dijeni as të ndonjë lidhje dashurie të së bijës.
Pas denoncimit të bërë nga nëna e të zhdukurës, policia vijon punën për gjetjen e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...