Kryetari i PD, Lulzim Basha ka përsëritur akuzat ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama për lidhje me krimin.
Në këto rrethana, ka vlerësuar Basha, procesi i vettingut duhet të fillojë nga rangjet më të larta të shtetit.
“Kur krimi i veshur me pushtet dhunon vetë policinë, vettingu duhet të nisë nga kryeministri, ministri i Brendshëm e kryebashkiakët të bërë njësh me bandat”, ka deklaruar Basha, i cili ka sjellë rastin e denoncuar nga një qytetar.
“Kryetar mirëmbrëma. Sot në Elbasan dhëndri i Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktari me Suel Çelën, me makinë të blinduar kanë goditur makinen e nëndrejtorit të policisë së Elbasanit. Kjo, pasi një pikë kontrolli ka kontrolluar disa ushtarë të tyre”, thotë mesazhi që i është dërguar Bashës. /TopChannel/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...