Mbledhja e qeverisë së Kosovës do të mbahet sot në orën 16:00, ku pritet të debatohet dhe miratohet programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021, raporton arbresh.info
Lajmin e ka bërë të ditur u.d shefi i zyrës për media në Qeverinë e Kosovës, Halil Matoshi.
“Mbledhja e Qeverisë mbahet në orën 16:00 në qeveri. Ka me u prezantuar programi i cili pritet të shkoj para Kuvendi dhe pika e dytë është strategjia aplikative”, ka thënë Matoshi për arbresh.info.
Pas miratimit, ky program qeverisës pritet t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për diskutim në njërën nga seancat plenare.
Gjatë kësaj jave, pritet të dërgohet në Kuvend edhe Projektligji për buxhetin e këtij viti./arbresh.info/
Presidenti i ardhshëm gjerman do të zgjidhet në janar 2027
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 5
AAK shtron iftar për Bashkësinë Islame të Kosovës
Integrimi në BE dhe anëtarësimi në KiE, temë diskutimi mes K...
Maqedonci: Projektligji për industrinë e mbrojtjes, hap i rë...
Kanosën një person, katër persona intervistohen në polici – ...