Turqia dërgoi 80 mjete ushtarake, duke përfshirë edhe tanke, në kufirin e saj jugor me Sirinë.
Sipas agjensisë së lajmeve Anadolu, vendosja është si pjesë e përforcimeve për trupat e vendosura përgjatë kufirit. Automjetet u dërguan në rrethin Iskendurun të krahinës juglindore të Hataj, tha Anadolu, shkruan Reuters, transmeton portali arbresh.info
Media turke ka raportuar se ushtria ka dërguar edhe kamionë të ndihmës së parë, së bashku me paisjet e rënda.
Gjatë kësaj jave, Ministria e Jashtme e Turqisë tha se Rusia, Irani dhe Turqia kanë rënë dakord që të vendosin vëzhgues rreth një zone të destabilizimit në rajonin Idilib të Sirisë Veriore, e cila kryesisht kontrollohet nga militantët e lidhur me një degë të al-Qaeda./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...