Foto flasin dhe ata heshtin.
Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra mendohet që janë duke jetuar një histori dashurie së bashku, por ata vazhdojnë ta mohojnë.
Pak kohë më parë, çifti megjithatë, u fotografua në bregdet, në Ksamil.
Në medie shpërthyen lajme.
Ata vazhduan të heshtnin, por së fundmi duket se kanë vendosur të tregohen të hapur duke e pranuar marrëdhënien e tyre.
Nga deti janë zhvendosur në mal, në Zvicrën Qendrore, në zonën e Pilatusit, mbi Lucernë.
Këtë herë çifti nuk është fotografuar nga të tjerët, por ka postuar vetë foto.
Sigurisht i hapi nuk mund të ishte aq gjigant sa të dilnin bashkë dhe të përshëndesnin si një çift, por është i madh.
Mimoza dhe Seldi kanë postuar të dy një foto nga i njëjti vend, madje dhe qëndrimi është i njëjtë.
Të ulur mbi asfalt, para një vile tipike malore, ndërsa kanë shënuar edhe vendndodhjen e njëjtë, Pilatus, këngëtarët na kanë dhënë një provë të pakundërshtueshme që janë bashkë.

Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...