Kompania teknologjike amerikane Google është paditur nga tre ish-punonjëse të saj për shkak të pagave më të ulëta në krahasim me meshkujt që kanë kryer të njëjtën detyrë.
Tre femra, njëra prej të cilave kishte punuar në departamentin e komunikimeve dhe të tjerat si menaxhere dhe inxhiniere softuerike, kanë hapur padi ndaj kompanisë me arsyetimin se kompania “u ka dhënë paga më të larta meshkujve që kanë kryer punën e ngjashme”.
Në padinë e hapur në Gjykatën Federale të Kalifornias në San Francisco, ish-punonjëset kanë pohuar se femrat janë pozicionuar më pak në pozitat ku mund të marrin ngritje në detyrë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ato kanë theksuar po ashtu se Google është në dijeni për dallimet në pagesa dhe ngritje, porse nuk ka ndërmarrë asnjë hap për zgjidhjen e problemit.
Në ndërkohë, Departamenti Amerikan i Punës ka nisur hetim lidhur me pretendimet në fjalë për diskriminin në bazë gjinore.
Nga ana tejtër, zëdhënësja e Google Gina Scigliano ka dhënë deklaratë në mbrojtje të kompanisë.
“Ne kemi një sistem të gjerë për t’u siguruar që pagesat bëhen në mënyrë të drejtë. Kur ne shohim dallime personale ose probleme personale jashtë kësaj, ne përpiqemi t’i përmirësojmë ato”, është shprehur Scigliano.
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...
Crystal Palace triumfon ndaj Shakhtar, fiton edhe Vallecano
Parashikimi i motit për të premten
Trump kërcënon të tërheqë trupat nga Italia dhe Spanja për s...
Shqipëria do ta rihapë Shkollën e Aviacionit pas gati 20 vje...
Opinionisti i bindur se Albin Kurti do t’i marrë sërish 50%:...