Kur ishulli Barbuda u godit nga uragani Irma, stuhia e egër ‘shuajti’ mënyrën e jetesës në ishull dhe e la vendin përrallor ‘të pabanueshëm’.
Për herë të parë pas disa shekujsh, askush nuk jeton aty, shkruan CNN, transmeton portali arbresh.info
“Dëmtimi është i madh”, tha Ronald Sanders, ambasadori i Antigua dhe Barbuda në Shtetet e Bashkuara. “Është një fatkeqësi humanitare. Për herë të parë në 300 vite, në ishullin Barbuda nuk ekziston asnjë person i vetëm. Civilizimi që ka ekzistuar më parë është shtuar”.
Sipas CNN rreth 1,700 njerëz janë evakuar gjatë stuhisë së egër.
Qeveria synon të rindërtojë ishullin, i cili do të marrë kohë. Sanders ka shtuar se ndihmat humanitare ndërkombëtare janë shumë të nevojshme, duke shtuar se komuniteti i vogël që jetonte në ishull nuk mund të rindërtojë vendin pa pasur asnjë ndihmë./arbresh.info/
Julian Alvarez bëhet golashënuesi i pestë argjentinas më i m...
Gruaja e Agim Ramadanit përshëndetet me Haxhiun gjatë homazh...
Beteja e Koshares, Haxhiu: Ndër betejat më të lavdishme të h...
Krerët politikë bëjnë homazhe në Koshare
Seanca e OKB-së për Kosovën, Konjufca përfaqëson vendin në N...
Abdixhiku: Në Koshare, historia nuk është shkruar, është çar...