Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, duke komentuar çështjen e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo, i cili po akuzohet se ka torturuar banorët në kryeqytet, ka thënë se llogaria e vëllait të Rikalos është mbyllur.
“Banorët kanë filluar të hulumtojnë”, ka thënë Zemaj për Klan Kosovën.
Zemaj ka shtuar se foton që ka publikuar ia kanë dërguar banorët dhe se ka edhe fakte të tjera që janë dërguar në Prokurori.
“Unë jam bombarduar me mesazhe nga banorët e lagjes ‘Dardania’ që më kanë thënë se ministri ka qenë i përfshirë në rrahje, por edhe ndoshta në vepra penale. Kur unë e kam publikuar fotografinë, llogaritë në Facebook të ministrit dhe vëllait të tij janë mbyllur, që do të thotë se ata fshehin diçka”, ka thënë ai.
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...
Osmani kërkon mbështetjen e Hungarisë për heqjen e masave të...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi njofton për projektin “FIFA ...
Arbeloa, kandidati serioz për ta zëvendësuar Alonson në rast...
Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë para zyrave të...