Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, thotë se anëtarësimi i Serbisë varet nga marrëdhëniet me Kosovën, transmeton arbresh.info.
“Perspektiva evropiane e Serbisë është e vendosur dhe e padiskutueshme. Ritmi i negociatave për anëtarësim varet nga ritmi i reformave, veçanërisht në sundimin e ligjit dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën,” është shprehur Hahn në një intervistë për mediet serbe.
Sundimi i ligjit në Serbi duhet të jetë prioritet politik sipas Hahn, duke shtuar se do të ketë ndikim të prekshëm në jetën e qytetarëve në Serbi.
“Ne nuk kemi vendosur një limit të shpejtësisë në anën tonë! Ne besojmë fuqimisht se forcimi i sundimit të ligjit duhet të bëhet gjithnjë e më shumë prioritet politik në Serbi. Kjo do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë dhe të prekshëm në jetën e qytetarëve, punësimit dhe mundësive të biznesit.”
Ai ka mirëpritur iniciativën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të nisur konsultime të gjera kombëtare mbi Kosovën.
“Kjo iniciativë e presidentit Vuçiq për të nisur një debat të madh publik për këtë çështje të ndjeshme në Serbi është shumë i mirëpritur. Ajo tregon guxim dhe realizëm. Korniza negociuese mes BE dhe Serbisë kërkon një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, e cila kontribuon në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe garanton mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve.”
Hahn po qëndron për vizitë zyrtare në Serbi. Gjatë ditës ai ka takuar krerët shtetëror, përfshirë presidentin serb Aleksandar Vuçiq./arbresh.info/
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudi...
ShBA-ja thotë se Izraeli e Libani janë pajtuar për ta zgjatu...
Trajneri i West Ham: `VAR po krijon shumë dyshime në Premier...
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...