Komuna e Vitisë dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të lansojnë sot Paktin Territorial të Punësimit në Qendrën Kulturore në Viti.
Ngjarja, e cila është pjesë e projektit InTerDev 2, e financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim, do të lansojë Paktin Territorial për Punësim në komunë, si dhe do të formalizojë kontributin financiar të komunës në këtë Pakt.
Aty do të marrin pjesë kryetari i komunës Sokol Haliti, shefi i administratës/këshilltari i sektorit privat në ambasadën austriake në Prishtinë, Arsim Aziri dhe asistent përfaqësuesja e përhershme/kordinatorja e Programit, znj. Valbona Bogujevci.
Ashu si kemi përmendur edhe në informatat për ngjarjet në Shtërpcë dhe Dragash, Paktet Territoriale të Punësimit (PTP) që janë implementuar përmes projektit INTERDEV 1 janë treguar të suksesshme në komunat partnere, duke përmirësuar gjenerimin e të të ardhurave dhe krijimin e vendeve të punës në nivel lokal, duke përmirësuar udhëheqjen komunale, reagimin ndaj nevojave të komuniteteve të tyre dhe bashkëpunim me sektorin privat dhe shoqërinë civile.
Edhe në komunën e Vitisë, PTP do të ndihmojë mbi 200 banorë të kësaj komune që të zhvillojnë aftësi të reja, të gjejnë punë, ose të rrisin prodhimin bujqësor dhe të gjenerojnë më shumë të ardhura financiare për familjet e tyre.
Projekti INTERDEV 2 promovon në mënyrë aktive fuqizimin e grave, të rinjve dhe personave në rrezik që të lihen pas me mundësi për punësim, zhvillim të aftësive dhe ndërmarrësi rurale.
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputet nga lista e LDK-s...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit
Vdes 24-vjeçari nga Azerbajxhani në Durrës, ra në kontakt me...
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...