Federata e Futbollit e Kosovës për nder të 26 vjetorit të pavarësimit të futbollit të Kosovës, të premten, më 15 shtator, në orën 14:30 në stadiumin e Flamurtarit, do të organizojë ndeshjen revyale ndërmjet Flamurtarit dhe Prishtinës.
Kjo ndeshje zhvillohet tradicionalisht për të shënuar shkëputjen e futbollit të Kosovës nga sistemi i ish-Jugosllavisë, kur pikërisht këto dy skuadra kishin luajtur ndeshjen e parë më 13 shtator të vitit 1991.
Kryetari i Komisionit të Trajnerëve, Ajet Shosholli, i cili në atë kohë kishte qenë trajner i Prishtinës, ka bërë të ditur se janë përkujdesur që edhe në ndeshjen e nesërme rreth 90 për qind e pjesëmarrësve të jenë ata futbollistë që kanë luajtur në ndeshjen e parë të pavarësimit të futbollit të Kosovës.
Kjo ndeshje gjithmonë është zhvilluar më 13 shtator, por sivjet për shkak se në mesjavë ka pasur ndeshje në Vala Superligë dhe Ligën e Parë, është vendosur që ndeshja të luhet më 15 shtator.
Pas ndeshjes për pjesëmarrësit e kësaj ndeshje do të organizohet edhe një koktej rasti.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...