Flamurtari i Prishtinës nga katër ndeshje ka vetëm një barazim dhe të gjitha humbje, duke arritur vetëm një pikë dhe renditet i fundit në tabelën e elitës së futbollit të Kosovës.
Agron Selmani ka afruar dorëheqje, por e cila nuk është pranuar nga kryetari i klubit .
Ai këtë e ka publikuar në faqen e vet në facebook, ku e ka treguar situatën e tij.
“Nuk ka vend për demoralizim, ka vend për punë dhe sjellje më të përgjegjshëm në rrugëtimin e KF Flamurtarit drejt objektivave të veta”.
“Kryetrajneri është një bashkëpunëtor profesional i cili me dijen dhe kapacitetin që ka ofron shërbimet e veta aty ku kërkohen, por njëkohësisht merr përgjegjësin dhe në mënyrë të përgjegjshme reflekton për pozicionin e vetë në kohën dhe momentin e duhur”.
“Në KF Flamurtar nuk e kemi nis mirë sezonin garues dhe nisur nga kjo situatë dhe nga këto parime pas ndeshjes në Pejë, unë i kam ofrua kryetarit të klubit, Imer Ademit, dorëheqjen time nga posti i kryetrajnerit, i bindur se klubit në këtë kohë i duhet një udhëheqës i ekipit pak më ndryshe.
“Kryetari i klubit, Imer Ademi, nuk e pranoi dorëheqjen time, duke dhënë mbështetjen për shtabin teknik dhe për lojtarët në realizimin e objektivave të klubit”, shkruan Selmani.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...