Yaohui Ding dhe dy miqtë e tij, në shtator të vitit 1985, përfunduan udhëtimin epic përgjatë Murit të Madh kinez.
Nëpërmjet stuhive të botës dhe shkretëtirës së thatë, ata gjetën mbështetje te fshatarët lokalë për t’u furnizuar me ujë dhe ushqim, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
“Sa herë që prekja gurët, kisha një ndjesi sikur po bisedoja me njerëzit e lashtë”, ka thënë ai.
“Ne ecëm përgjatë maleve të njohura kineze, si Yan dhe Taihang dhe përmes shumë shkretëtirave, përfshirë Gobin”, shtoi ai.
Ai shton se gjatë viteve 1980 ka punuar si elektricist, ndërsa në kohën e lirë ka shkruar poezi. Murin e Madh kinez ai ka parë nga shtëpia e tij.
“Gjithmonë e kam parë me inspirim, dhe kam menduar për ata që e kanë ndërtuar dhe se si ia kanë dalur ta ndërtojnë?! Pjesa më e vjetër e Murit të Madh kinez është rreth 2 mijë vite e vjetësh, ndërsa pjesët e reja rreth 500 ose 600 vite të vjetra.
“Muri u ndërtua me qëllim që të mbajë larg pushtuesit nga veriu”, thekson ai.
“Në atë kohë nuk kishte shumë libra të shkruar mbi Murin e Madh kinez, prandaj më lindi ideja që të ecja dha ta filmoja secilin hap, sepse kjo do të ishte një kontribut i madh për historinë”.
Ai shton se sfida më e vështirë gjatë kësaj aventure ishte ajo psikologjike, sepse monotonia ishte e përditshme dhe s’kishte ndonjë ndryshim.
Përkundër famës që morën, tre burrat vendosën që të vazhdojnë jetën me këmbë në tokë./arbresh.info/
https://twitter.com/TrinaxTrina/status/907934130104565760
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...