“Topçinjtë” nisin edicionin e tyre në Evropa Ligë mbrëmjen e së enjtes në Emirates Stadium.
Ndeshja e parë e Arsenalit në këtë kompeticion është kundër skuadrës gjermane Cologne, transmeton portali arbresh.info.
Cologne aktualisht është në fund të tabelës në Bundesliga pas tri xhirove këtë sezon. Ata kanë humbur tri ndeshjet dhe ende nuk kanë shënuar ndonjë gol deri tani.
Nga ana tjetër, Arsenali rikthyer nga tronditja 4 me 0 nga Liverpooli duke mposhtur Bournemouthin me rezultat 3 me 0 në ndeshjen e fundit në Premierë Ligë.
Bazuar në një statistikë pozitive për “Topçinjtë” Arsenali ka fituar shtatë ndeshjet e tyre të fundit në shtëpi të zhvilluara në Premierë Ligë.
Sidoqoftë, Arsene Wenger duke se do të jetë pak i tronditur para ndeshjes ndaj Colognes.

Shtatë yje të skuadrës së tij startuese besohet se do të mungojnë në ndeshjen e tyre të parë në Evropa Ligë. Këta lojtarë janë yjet si Granit Xhaka, Danny Welbeck, Laurent Koscielny, Mesut Ozil, Aaron Ramsey, Alexandre Lacazette dhe Peter Cech.
Të gjithë kanë munguar sot (e mërkurë) në seancën stërvitore të Arsenalit. Lëndimi nuk është arsyeja, por shtatë mungesat besohet se janë për shkak se Wenger u ka dhënë pushim.
Vlen të theksohet që Arsenali do të përballet vikendin e ardhshëm me një rival të fortë si Chelsea në Premierë Ligë./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...