Gjermanët janë kryesisht optimistë për të ardhmen e tyre. Gati 60 për qind besojnë se vendi i tyre është në drejtim të duhur. 63 për qind janë të kënaqur me mënyrën se si funksionin demokracia në Gjermani, ndërsa 77 për qind besojnë se situata ekonomike ka mbetur e njëjtë ose është përmirësuar në dy vitet e fundit.
Studimi i fundit i “eupinions”, i Fondacionit Bertelsmann, tregon se gjermanët pozitivisht përjetojnë situatën në Gjermani. Autoret e studimit, Isabell Hoffmann dhe Catherine de Vries, kanë anketuar 10,000 njerëz në 28 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Rezultati është se gjermanët janë më të kënaqur se evropianët e tjerë. Por, vetëm me gjendjen në Gjermani e jo në Bashkimin Evropian. Kështu, 72 për qind e gjermanëve janë të pakënaqur me rrugën që po merr BE, transmeton Telegrafi.
“Ka një perceptim të çuditshëm në Gjermani: gjithçka në Gjermani shkon mirë, e gjërat shkojnë keq në Bashkimin Evropian”, thotë Hoffmann.
Ndryshe nga disponimi në Gjermani, Italia është gjithçka pos optimiste. Sipas këtij studimi, vetëm 13 për qind e italianëve janë të kënaqur me situatën në vendin e tyre. Krahasuar me evropianët e tjerë, ata janë më të palumturit. Kjo është e kuptueshme, duke pasë parasysh faktin se më shumë se gjysma e të anketuarve deklaruan se gjendja e tyre ekonomike është përkeqësuar.
Sa i përket asaj se si evropianët e shohin drejtimin e BE-së, pra më të pakënaqurit dalin italianët.
Krahasuar me vendet e tjera anëtare të BE-së, Gjermania nxjerr në pah edhe diçka tjetër: 80 për qind e gjermanëve thonë se i përkasin qendrës, 44 për qind thonë se i përkasin qendrës së majtë, vetëm shtatë për qind thonë se janë të djathtë.
Kapën me bidonë nafte të vjedhur, tre të arrestuar në Prisht...
SHBA publikon pamje të anijes iraniane të sekuestruar
Kanosje ndaj stafit mjekësor në Podujevë, i dyshuari lirohet...
Tërmeti në Japoni, plagosen 6 persona, 2 në gjendje të rëndë
Minnesota e Atlanta barazojnë serinë, Cleveland shënon fitor...
Irani kërkon lirimin e anijes së mallrave dhe ekuipazhit të ...