Kanella, erëza sharmante e cila u jep shije dhe aromë krejt tjetër ushqimeve tona, ka marrë statusin e super ushqimit prej shumë kohësh për shkak të përfitimeve shëndetësore që i jep organizmit të njeriut.
Shkencëtarët thonë që kanella mund të ulë sheqerin në gjak, të ndihmojë tretjen, të lehtësojë artritin, të ulë kolesterolin dhe të ndihmojë të sëmurët me Alzheimer.
Por tashmë gjatë studimeve është zbuluar se përdorimi në masë të madhe i kësaj erëze mund të shkaktojë dëme në mëlçi.
Tipi më i përdorur i kanellës është ajo “cassia”, e cila përmban nivele të larta të kumarinës e cila mund t’i shkaktojë problem organit përgjegjës për proceset filtruese të organizmit. Në fakt Bashkimi Evropian ka hartuar një guidë për sasinë maksimale të kumarinës në ushqime.
Ndërkohë Instituti Gjerman për Menaxhimin e Rrezikut ka paralajmëruar se çdo i rritur në peshë mesatare që konsumon më shumë se 2 gramë kanellë në ditë është në rrezik për dëmtim mëlçie. Ndj ngrihet pyetja: a po konsumoni shumë kanellë?
Dhe ja ku del në skenë kanella Ceylon e cila rritet në Sri Lanka dhe Madagaskar, ndërsa kanella e zakonshme vjen nga Indonezia dhe Kina. Kjo kanellë është shumë e shtrenjtë dhe përdoret shumë rrallë.
Më së shumti është studiuar kanella “cassia”, por shkencëtarët thonë se kanella Ceylon është më e sigurtë në doza të larta se kanella e zakonshme.
Kërkimet kanë nxjerrë se kanella e zakonshme pudër ka mesatarisht 63 herë më shumë kumarinë se kanella Ceylon pudër, ndërsa në formën shkop, kanella e zakonshme ka 18 herë më shumë kumarinë.
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...