Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik të martën kanë ndarë 19 laktofriza për fermer të cilët i kanë plotësuar kriteret e aplikimit.
Me rastin e shpërndarjes së tyre, drejtoresha e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik, Anita Abdullahu, ka uruar përfituesit e këtij subvencionimi nga Komuna e Drenasit dhe ka thënë se me marrjen e tyre shpresoi të ju lehtësohen punët si fermer, ndërsa ka shtuar se Drejtoria e Bujqësisë do të vazhdojë të përkrah fermerët në fusha të ndryshme përmes subvencionimit.
Përfituesit e këtij subvencionimi, paraprakisht i janë nënshtruar kritereve të caktuara përmes shpalljes publike, pastaj komisioni i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik ka bërë përzgjedhjen e tyre. Vlera e një laktofrizi arrin vlerën mbi 1200 euro.

Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...