Industria e tekstilit në Korenë Veriore është goditur nga sanksionet e fundit të miratuara nga OKB-ja.
Por ja vlera që ka kjo industri për vendin komunist, transmeton portali arbresh.info
Në bluzat që shkruhet ‘Made in China’ fshihet një tjetër e vërtetë, sepse ekziston një shansë e vogël që bluza juaj të jetë prodhuar në Korenë Veriore.
Industria e tekstilit në Korenë Veriore ka vlerë diku rreth 7.25 milionë dollarë, që nuk është ndonjë vlerë e madhe në krahasim me ekonominë globale, por nuk është aq e vogël për shtetin komunist.
Arsyeja pse nuk dëgjohet shpesh për industrinë e tekstilit në Korenë Veriore është se shumica e këtyre fabrikave menaxhohen nga firmat kineze. Materiali i dërguar nga Kina në Korenë Veriore punohet më lirë, për shkak se fuqia punëtorë në vendin komunist është shumë më e lirë sesa ajo në Kinë.
OKB ka miratuar sanksione më të ashpëra për Korenë Veriore, si ndëshkim i testimit të raketës së gjashtë balistike, e cila supozohet se ka qenë e mbushur me hidrogjen. Para miratimit të sanksioneve, regjimi i Kim Jong-un ka kërcënuar SHBA-të, ku ndër të tjera ka thënë se ‘Amerika do përjetojë dhimbje shumë të madhe’./arbresh.info/
E dhimbshme: Sot varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gjak...
Kurti dhe Vitia sot vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Mot i vranët e me reshje shiu sot
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...