Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar se flet-arresti ndaj kryeministrit të ri, Ramush Haradinaj, ende mbetet në fuqi.
“Haradinaj dhe shumë bashkëpunëtorë të tij për ne mbeten në listën e fletë arrestit dhe këtu nuk do të ndryshojë asgjë”, citon “veçerenjenovosti” të ketë thënë Gjuriq.
Ai ka folur edhe për ata që në Serbi quhen “serbë të ndershëm”, përkatësisht “serbë të Thaçit”.
Gjuriq ka deklaruar se një ndjekje e tillë është nisur nga ata që nuk brengosen as për krahinën jugore dhe as për fatin e serbëve që jetojnë atje.
“Le të shkojnë të gjithë ata patriotë të vetëshpallur nga Terazia për të jetuar në Kosovë, ose të paktën le të shkojnë atje si turistë para se t’i gjykojnë bashkëkombësit tanë për atë që ata bëjnë për mbrojtje dhe mbetje të serbëve e të Serbisë në Kosovë ”, ka thënë Gjuriq.
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje