Me golin e shënuar pasditen e së shtunës ndaj Liverpool, Sergio Aguero bëhet shënuesi më i mirë joeuropian në historinë e kampionatit anglez, Premier League.
Sulmuesi i Manchester City ka arritur në kuotën e 124 golave të shënuar në këtë kampionat, duke kaluar Dwight Yorke, i cili ka luajtur me Manchester United, Aston Villën e Blackburnin, duke shënuar 123 gola.
Në vendin e tretë të këtij klasifikimi të veçantë qëndron Didier Drogba, me 104 gola, i ndjekur nga Emmanuel Adebayor, me 97 finalizime.
Për më tepër, me 124 golat e tij Aguero shndërrohet në shënuesin e 6 më të mirë të huaj në kampionatin anglez. Në këtë klasifikim, ai që kryeson është Thierry Henry me 175 gola, i ndjekur nga Robin Van Persie me 144 gola, e Hasselbaink në vendin e tretë me 127 gola.
Tragjedi në SHBA/ Gjyshi dhe mbesa 3-muajshe sulmohen për vd...
Të shtëna me armë në Afrikën e Jugut, të paktën 11 viktima
Misteri i krimit në Çaçak të Serbisë, brenda shtëpisë u gjet...
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI