Serbët në Kosovë politikisht janë duke u ballafaquar me zgjedhjen mes ‘murtajes dhe kolerës’, dhe për secilin vendim që marrin ata, natyrisht Qeveria e Serbisë do t’ju qëndrojë pranë, ka deklaruar Marko Gjuriq.
“Unë besoj se serbët në Kosovë mund të vendosin më së miri mbi të ardhmen e fëmijëve të tyre, motrave të tyre dhe nënave që jetojnë në Kosovë. Nëse ata vendosin të mbështesin një qeveri, në të cilën ata do të jenë në gjendje të luftojnë për popullin serb, atëherë ne natyrisht që do të qëndrojmë pranë tyre”, tha ai për RTS, transmeton portali arbresh.info
Ai ka shtuar se Ramush Haradinaj mbetet një kriminel lufte për Serbinë, një njeri për të cilin autoritetet gjyqësore serbe do të vazhdojnë të marrin masat e mundshme.
“Haradinaj ishte kryeministër në kohën e Tadiqit, Jeremiqit dhe Koshtunicës. Por kësaj rradhe, ajo që është e ndryshme është se përfaqësuesit serbë do të jenë në kooridinim të plotë me shtetin e Serbisë”, shtoi ai.
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4