Një vajzë 13-vjeçare që ka humbur jetën nga një sëmundje e trurit ka thyer rekord duke shpëtuar 8 njerëz me dhurimin e organeve.
Jemima Layzell vdiq në 2012 dhe dhuroi zemrën, pankreasin, mushkëritë, veshkat, zorrën e vogël dhe mëlcinë.
Prindërit e saj thanë se ajo ishte shumë e zgjuar dhe e dashur prandaj do ishte krenare për këtë gjë.
Sipas BBC, asnjë dhurues tjetër nuk ka ndihmuar kaq shumë njerëz, shkruan oranews. Jemima u ndje keq ndërsa po bënte përgatitjet e festës së ditëlindjes të nënës së saj dhe vdiq pas 4 ditësh në spitalin e fëmijëve në Bristol.
Zemra, zorra e vogël dhe pankreasi ndihmuan tre persona, ndërsa veshkat i morën dy të tjerë.
Mëlcia u nda në dy pjesë për dy persona dhe mushkëritë u transplatuan në një pacient. 5 prej tyre ishin fëmijë.
Në rastet normale, dhurohen 2-6 organe, por ky rast ishte tërësisht i veçantë.
Trump: Irani dëshiron marrëveshje!
Shtetasi i Malit të Zi arrestohet në Prishtinë për vjedhje t...
IKSHPK njofton se në cilat zona të vendit nuk rekomandohet u...
Policia në rajonin e Mitrovicës së Jugut zhvillon aktivitet ...
Lladrovci në Xhaminë Al-Aksa: U luta për ata që i japin zor ...
Gjeneral Jashari vlerëson mbështetjen japoneze për FSK-në