Arabia Saudite ka deklaruar se ka pezulluar komunikimet me Katarin, menjëherë pas një bisede telefonike mes kreut të Katarit dhe princit të kurorës së Arabis Saudite.
Të dy palët kanë diskutuar rreth negociatave për zgjidhjen e krizës së Katarit, me të cilën Arabia Saudite, Bahreini, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndërpreë marrëdheniet, transmeton portali arbresh.info
Këto vende akuzojnë Katarin për mbështetje të terrorizmit, të cilat akuza i mohon Doha.
Thirrja telefonike mes dy vendeve është bërë pasi Presidenti amerikan, Donald Trump, bisedoi ndaras me të dy palët për të parë mundësinë e zgjidhjes së problemit.
Agjencia e lajmeve të Arabisë Saudite tha se kreu i Katarit kishte ‘shprehur dëshirën e tij për t’u ulur në tryezën e dialogut dhe për të negociuar kërkesat e katër vendeve’, ndërkoha agjencia e lajmeve të Katarit tha se princi i kurorës saudite kishte propozuar caktimin e ‘dy dërguesve për të zgjidhur çështjet e diskutueshme në mënyrë që mos të ndikonin në sovranitetin e shteteve’.
Më pas Arabia Saudite e ka akuzuar Katarin se nuk po tregohet ‘serioze’ rreth bisedimeve dhe ka deklaruar se ‘do të ndërpriten të gjitha komunikimet me të’./arbresh.info/
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku