Shefi i Grupit Parlamentar i PAN-it Enver Hoxhaj, në fjalën e tij para deputetëve në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që qeverinë Haradinaj ta shohin si qeveri të çdo qytetari të Kosovës.
“Zotëri Haradinaj tha që do ta ketë një program shumë të plotë qeverisës. Ne jemi me mandat të qytetarëve të Kosovës në këtë institucione por qeveria e ardhshme nuk duhet të shihte si qeveri e vetëm disa subjekteve politike e qe do të udhëhiqet nga disa individë por duhet të shihet si një qeveri e të gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha Hoxhaj.
Hoxhaj ka renditur prioritete e qeverisë Haradinaj.
“Prioritet mbetet stabiliteti politik i brendshëm, se dyti reformat e brendshme mbretën si prioritet i dytë, krijimi i vendeve të rejat të punës, zhvillimi ekonomik, hapja e vendeve të reja të punës. Kemi disa sfida që ne kërkojmë edhe mbështetjen e opozitës. Themelimi i Ushtrisë së Kosovës, dialogu me serbinë”, tha Hoxhaj./arbresh.info/
Aktakuzë për vrasje të rëndë në tentativë ndaj një personi
Shembja e gurëve në rrugën Pejë-Rugovë, policia apelon te qy...
Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për sulmin terrorist në...
Goditet nga vetura një këmbësor në Zubin Potok
Intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, disa ...
IKD mirëpret futjen në rend të ditës së certifikimit të rezu...