Kohëve të fundit një ndër aktoret më të pëlqyera në vend është Adriana Matoshi.
Gjilanasja fitoi zemrat e fansave me rolin e saj të “Sasës” në serialin vendor “O sa mirë”, shkruan arbresh.info.
E ftuar në emisionin n’ZOOM, Adriana Matoshi zbuloi shumë nga jeta e saj private. Madje në mes të tjerash ajo ka treguar se përpos me aktrim ajo ka filluar të merret edhe me biznes, kjo për arsye se aktorja së bashku me disa miq kanë hapur një lokal të ri në kryeqytet.
E sa i përket lajmeve të shumta në media rreth jetës së saj private, aktorja tha se nuk e bëjnë të ndihet aspak keq.
“Absolutisht në asnjë moment nuk kanë arrit me me bo mu ndi keq, sepse të gjithë e dim se portalet varen nga klikimet”, ka shtuar “Sasa”.
Ndërsa se a janë të vërteta lajmet për lidhjen e saj të re, ju ftojmë ta ndiqni emisionin e plotë më poshtë./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...