Qeveria e Gjermanisë e ka refuzuar kërkesën e Polonisë për pagesën e 1 mijë miliardë dollarëve për dëmet e shkaktuara nga Lufta e Dytë Botërore, duke thënë se kjo çështje ishte zgjidhur në vitin 1953.
Zëdhënësi i qeverisë së Gjermanisë, Steffen Seibert, tha mbrëmë se “Polonia e ka marrë një vendim obligues në gusht të vitit 1953, për tërheqjen e kërkesave për reaparacione të mëtejme të luftës”.
“Rrjedhimisht, kjo është është zgjidhur juridikisht dhe politikisht”, tha Seibert.
Sipas tij, Berlini në tërësi e kishte pranuar përgjegjësinë për “krime të papërshkruara” të Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, por i kishte paguar Polonisë “reparacione të konsiderueshme për dëmet e përgjithshme të luftës”.
Një marrëveshje ishte nënshkruar nga liderët komunistë të Polonisë në vitin 1953, me të cilën tërhqiqeshin kërkesat e ardhshme të reparacioneve kundër Gjermanisë.
Por, qeveria konservatore dhe nacionaliste e Polonisë ka argumentuar se marrëveshja ishte bërë nën urdhërat e ish-Bashkimit Sovjetik dhe se ajo nuk është e vlefshme.
“Sipas mendimit tim, Polonia ka të drejtë për këtë dhe shteti i Polonisë ka të drejtë ta kërkoj këtë”, tha kryeministrja e Polonisë, Beata Szydlo.
Trump paralajmëron Iranin për mundësinë e një sulmi të ri: T...
8 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK thirrje prindërve t’i vak...
Piqué kërcënon gjyqtarin pas ndeshjes, rrezikon pezullim der...
Horoskopi 3 maj 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
Bien çmimet e derivateve në Shqipëri
Çfarë çoi në ‘përplasjen’ midis kancelarit të Gjermanisë dhe...