Serbët do të hyjnë në Qeverinë e re të Kosovës, pasi të marrin garancë jo vetëm për tri poste ministrore, por edhe për disa çështje të rëndësishme, siç janë: formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, mbrojtjen e pronës dhe kthimin e sigurt të serbëve.
Pasi që mediat në Kosovë të mërkurën në mbrëmje raportuan se Lista Serbe, pas negociatave disa orëshe me “koalicionin e luftës” dhe me Behgjet Pacollin, ka fituar Ministrinë e Pushtetit Lokal, Ministrinë e Kthimit dhe Ministrinë e Bujqësisë, sipas tyre intrigat rreth formimit të qeverisë duhej të kishin përfunduar, shkruan Gazeta “Blic” e Beogradit.
Mirëpo, edhe pse Kuvendi i Kosovës u konstituua dhe Slavko Simiq u zgjodh nënkryetar i Parlamentit, të cilin do ta udhëheq Kadri Veseli, Lista Serbe nuk dëshiron të flasë nëse do ta përkrahë zgjedhjen e Ramush Haradinajt për Kryeministër.
Sipas burimeve të gazetës “Blic” të afërta me zyrtarët e lartë të Qeverisë së Serbisë, përkrahjen e Haradinajt për nuk do të mjaftojnë vetëm tri poste ministrore për Listën Serbe: përkrahja e serbëve kushtëzohet në kërkesa shumë më të detajuara, transmeton Telegrafi.
“Lista Serbe është faktor kyç që do të mundësojë formimin e Qeverisë Haradinaj dhe serbët këtë rast nuk do ta lëshojnë. Edhe pse shqiptarët do të kenë menduar se Ministria e Bujqësisë – e cila fillimisht i ishte premtuar Pacollit – do të kënaqte oreksin e tyre, kjo nuk do të jetë kaq e thjeshtë. Ajo që bashkësia serbe kërkon është të kuptuarit më thellë të problemit të serbëve dhe përkrahje më e madhe nga institucionet në Prishtinë. Kërkesat e para do të jenë: formimi i menjëhershëm i Asociacionit të Komunave Serbe, mbrojtja e pasurisë serbe në tërë Kosovën, jo vetëm në veri, privatizimi i sinqertë i ndërmarrjeve dhe garantimi i kthimit të sigurt të popullatës (serbe). Pikërisht me këto çështje do të merreshin ministritë të cilat u janë besuar serbëve, por vendimet që ati i marrin duhet të përkrahen edhe nga kreu”, thotë bashkëbiseduesi i gazetës.
Këto do të jenë temat qendrore në konsultimet e paralajmëruara me drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, të cilat në fakt me të madhe po ndodhin, duke pasur parasysh se komunikimi është i çdoditshëm.
Megjithatë, sado shpejt të përparojnë ato, konsultimet me siguri nuk do të përfundojnë sot, prandaj vështirë është të pritet formimi i Qeverisë së Kosovës para të hënës.
Osmani përgëzon deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndër...
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...