
Swiss flag
Përmes votimit elektronik, zviceranët kanë zgjedhur fshatin Schwellbrunn në Appenzell Ausserhoden si më të bukurin nga të gjithë fshatrat e Zvicrës.
Për herë të parë është zgjedhur një fshat nga Zvicra gjermane. Të kujtojmë, vitin e kaluar qe zgjedhur fshati Morcote, në kantonin më jugor të vendit, Tiçino ndërsa një vit më herët, Soglio, fshat retroman në Kantonin Graubünden.
Votimi është bërë me organizim të revistave “Schweizer Illustrierte” (Zvicra gjermane) “L`illustre” (Zvicra Frankofone) dhe “il Caffe” (Zvicra italiane). Atë e kanë mbështetur edhe televizionet publike të katër zonave gjuhësore të Zvicrës, shkruan albinfo
“Schwellbrunn numron rreth 1500 banorë, ka një pamje të ruajtur mirë tradiconale, me rëndësi nacionale, i lidhur me pejzazhin e bukur të Appenzellit, transmeton albinfo.ch. Me shtigjet për ecje dhe çiklizëm ai konsiderohet si një destinim i preferuar për pikniqe”, thuhet në komunikatën me rastin e zgjedhjes. Ky fshat është njëherësh komuna në lartësinë më të lartë mbidetare në Ausserhoden, prej nga keni një pamje fantastike mbi alpet e deri te liqeni Bodensee.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...