Veteranët e Organizatës së Luftës së UÇK-së, gjatë një vizite që kanë zhvilluar në zyrën e kandidatit të pavarur për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari i premtuan se vota e tyre do të jetë për të.
Komunikata e OVL të UÇK-së në Skenderaj:
Sot, Këshilli Drejtues i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i drejtuar nga kryetari Emin Lati dhe i shoqëruar nga kryetari i OVL të UÇK-së Z. Hysni Gucati, vizituan kandidatin e pavarur për Kryetar të Komunës së Skënderajt Z. Bekim Jashari, duke i uruar kandidaturën e tij për kryetar.
Bekim Jashari, veteranët i priti me zemërgjerësi në zyrën e tij në Skënderaj ku biseduan për shumë gjëra që i preokupojnë kategoritë e dalura nga lufta e lavdishme çlirimtare. Z. Jashari u zotua se, gjatë mandatit të tij, do të bëjë përpjekje maksimale që këto kategori të kenë përkrahjen dhe kujdesin e duhur nga ana e tij dhe e stafit komunal që ai do ta drejtoi, kurse Kryetari Emin Lati, Hysni Gucati dhe Këshilli Drejtues, në emër të të gjithë Veteranëve, Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës të UÇK-së të Degës Skënderaj, duke i uruar fitore në zgjedhje dhe suksese në punën e tij si Kryetar i ardhshëm i Komunës së Skënderajt, u zotuan se vota e tyre do të jetë për Kandidatin e Pavarur Z. Bekim Jashari.
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...