Lideri i Listës Serbe, Goran Rakiq, nesër do të takojë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mëson arbresh.info nga burime brenda Listës Serbe.
Në këtë takim ai do të jetë i shoqëruar nga zyrtarë të partisë, por jo edhe deputetët e Listës Serbe.
Në këtë takim do të disktuohet për emrat që do të udhëheqin me tri dikastere në Qeverinë e Ramush Haradinaj.
Arbresh.info mëson se në krye të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete do të jetë përsëri, Dalibor Jevtiq.
Me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, do të udhëheqë Nenad Rikalo.
Me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal do të udhëheqë ministri aktual në detyrë, Ivan Teodosijeviq.
Seanca për formimin e Qeverisë mbahet të shtunën nga ora 16:00.
Fillimisht mandatari prezanton kabinetin e tij, më pas bëhet edhe votimi, dhe pas marrjes së besimit nga ana e më shumë se 61 deputetëve, kryeministri mbanë fjalimin për prioritetet dhe programin e tij qeverisës.
Ramush Haradinaj thotë se ende nuk ka marrë emrat e ministrave nga partnerët qeverisës./arbresh.info/
Liverpooli bllokon yllin e skuadrës t’i bashkohet Inte...
Iu përkeqësua gjendja, vdes një grua në QKUK
Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Poduj...
Zhduken dy vajza në Novobërdë
Starmer i ben thirrje Andrew-t te deshmoje ne SHBA per lidhj...
Tre persona përfunduan në QKUK – çka thuhet në raportin e po...