Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar për shkrimin e grafiteve me përmbajtje kërcënuese ndaj Presidentit Hashim Thaçi, myftiut Naim Tërnava e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Në fillim të gushtit përmes grafiteve në Fakultetin Filologjik dhe në gur-themelin e Xhamisë Qendrore, të tre kërcënoheshin me jetë.
Policia ka bërë të ditur sot se ka identifikuar një të dyshuar, e më pas ka vazhduar me bastisjen në fshatin Buzovik të Ferizajt ku ka sekuestruar:
Një armë automatike AK 47
30 copë fishek dhe një karikator
Dy pistoleta
13 copë fishek dhe dy karikator
27 copë fishek të kalibrit 7.62 mm
18 copë fishek të kalibrit 7.65 mm
I dyshuari XH. Hasani 53 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës se Kosovës, pas arrestimit është dërguar në qendrën e mbajtjes për tu proceduar në fazat e mëtejme të procesit hetimor, thuhet në njoftimin e policisë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...