Kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar ashpër ndaj mos prezencës së deputetëve të koalicionit PAN në sallën e kuvendit, kur ishte e paraparë të mbahej seanca konstituive.
Ahmeti përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook” është thotë se kjo që po bëjnë deputetët e PAN-it është tallje me qytetarë.
“Qysh bre me thirr seancën mas krejt atyre nënshkrimeve të koalicioneve e deklaratave pompoze e mos me ardh në seancë vetë. Kjo është e papranueshme, sepse është tallje me qytetarë”, shprehet Ahmeti.
Ndërkohë, derisa deputetët e PAN-it dhe të Listës Serbe nuk ishin të pranishëm në seancë, të pranishëm në sallë ishin të gjithë deputetët e AKR-së , LDK-së dhe LVV –së dhe minoritetet tjera.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...