Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri ka thënë se AKR nuk ka informata se përse sot PAN-i nuk ishte i pranishëm në vazhdimin e seancës konstituive.
I pyetur pas shtyrjes së seancës se cilat do të jenë veprimet e AKR-së nëse PAN-i nuk merr pjesë as në ora 14:00 sot në seancë, Tahiri ka thënë se për këtë duhet të përgjigjet i pari i AKR-së, Behgjet Pacolli, shkruan arbresh.info.
“Jam një person i kësaj partie, një qytetar i këtij vendi që kam insistuar që të zhbllokohet situata mirëpo këto lojëra që bëhen me Listën Serbë apo me të tjerat fate nuk më interesojnë. Unë jam në koalicion por s’mund t’i komandoj ata. Besoj që do të kontaktojmë me ta. Jo nuk e dimë pse nuk kanë ardhur”, ka thënë Tahiri./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1532653650133055/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...