Koalicioni PAN, Aleanca Kosova e Re dhe minoritetet po bëjnë përgatitjet e fundit që nesër të dalin me listën e plotë të emrave që do të formojnë qeverinë Haradinaj.
Këtë e ka thënë për “arbresh.info”, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, duke thënë se “gjithçka është gati për nesër”.
“Është në përgatitje të fundit për të kompletuar edhe me subjekte tjera që janë në koalicion dhe nesër do të del me emra dhe mbiemra që do të udhëheqin me ministritë”, ka thënë Lekaj.
Nga rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit, koalicioni PAN, fitoi numrin me të madh të deputetëve, ku dhe ka të drejtë të propozojë kryeministrin dhe kabinetin qeverisës.
Ndërsa sot, në orën 11:00 do të mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ku do të zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët./arbresh.info/
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë
Kurti: Anëtarësimi në NATO, objektiv strategjik i yni
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 62-vjeçarja shqiptare,...
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...