Një peshkatar është parë duke udhëtuar me peshkaqenin e ngordhur nëpër rrugët e një qyteti. Ai e kishte vendosur atë në pjesën e prapme të një kamioni, para se ta dërgonte atë në një hotel.
Megjithatë, kuzhina e hotelit e ka refuzuar blerejen e tij, sepse peshkaqeni nuk ishte në gjendje të mirë për t’u gatuar për klientët, transmeton portali arbresh.info
Fotografitë e kapura në qytetin kinez, Xiapu, province e Fujanit, kanë qarkulluar nëpër mediat sociale.
Policia ka filluar hetimet pas publikimit të fotografive në mediat sociale.
Sipas ligjit kinez, thuhet se peshkaqenët balenë duhet të lirohen menjëherë nëse kapen nga peshkatarët. Blerja ose shitja e mishit të balenave është e paligjshme në Kinë./arbresh.info/

Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...