Banorët e provincës së Koresë Jugore, Gyeongsangbuk-do, kanë protestuar kundër instalimit të një sistemi lokal të Mbrojtjes së Lartësisë së Lartë të Terminalit (THAAD).
Qindra protestues janë përleshur më policinë, njofton agjencia e lajmeve Yonhap, transmeton portali arbresh.info
Afër 400 vetë u paraqitën përpara ndërtesës administrative të bashkësisë për të protestuar ndaj vendosjes së sistemit të avancuar të mbrojtjes raketore të SHBA-ve.
Ndalesa ndodhi pranë vendit të ardhshëm të raketave në bazën amerikane në Seongju, rreth 300 kilometra në juglindje të kryeqytetit.
Sipas mediave koreano jugore, raportohet se disa persona janë plagosur. Ato shtojnë se janë plagosur edhe disa policë që kanë tentuar të parandalojnë dhunën.
Mediat lokalë shtojnë se për shkak të situatës së tensionuar, të plagosurit nuk kanë pasur mundësi që të marrim menjëherë trajtim mjeksor.
Banorët e Koresë Jugore janë duke bashkëjetuar me frikën, që nga momenti kur regjmi i Kim Jong-un vendosi të testojë raketat balistike./arbresh.info/
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë