Më në fund është zbuluar e vërteta e gruas spanjolle që besonte se piktori surrealist, Salvador Dali, është babai i saj.
Maria Pilar Abel Martinez, një lexues letrash tarot, e lindur me 1956, pretendonte se nëna e saj ka qenë në një lidhje me Dalin, disa vite para lindjes së saj, transmeton portali arbresh.info
Gjykata në Madrid ra dakord që të zhvarrorë trupin e artistit dhe të kryhet testimi i ADN-së.
Fondacioni Dali ka bërë të ditur se testet e kryera kanë dëshmuar përfundimisht se nuk egziston asnjë lidhje mes artistit dhe falltores.
“Testet e ADN-së tregojnë se Pilar Abel nuk është vajza e Dali”, thuhet në deklaratën e fondacionit, gjashtë javë pas zhvarrimit të artisit./arbresh.info/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin