Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës (UP), sot do të hap konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë, për vitin akademik 2017/2018.
Konkursi do të jetë i hapur deri më 14 shtator.
Studentët të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin do ta bëjnë përmes sistemit Online, në adresat zyrtare të QS, web faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtinë.
Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës këtë vitë do të pranojë rreth 4000 studentë, për të cilët ofron strehim, ushqim si dhe hapësirat për lexim,studim, sport dhe aktivitete tjera të ndryshme.
Mënyrat e përzgjedhjës së kandidatëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs.
Çmimi do të jetë 35 euro për muaj (20 euro banimi, 15 euro ushqimi).
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë