Vuani nga pagjumësia, ju mundojnë mendime të ndryshme apo ju pengojnë edhe mushkonjat?
Zgjedhja është e thjeshtë, limoni, antiseptiku natyral, aroma e freskët e të cilit ju rigjallëron dhe atë në mënyrë bukëvale brenda natës. Po ashtu, kjo agrume e përmirëson disponimin nëse jeni të prirë për ndryshime në diskonim apo nëse jeni në depresion.
Për çdo natë, para gjumit, preni një limon në katër pjesë, i hidhni pak kripë sipër dhe e lini në një pjatë në njërin nga dollapët në dhomën e gjumit. Dhoma do të ketë aromë të këndshme, më bukur se me freskuesit artificial që me këtë rast janë përplot me kemikate.
Më lehtë do të merrni frymë, e nëse jeni ftohur, vuani nga astma apo alergjitë, thithja e ajrit të mbushur me aromën e limonit vërtetë ju gjallëron. Pos se normalizon shtypjen e gjakut, kjo agrume largon insektet dhe mushkonjat, kështu që do të zgjoheni të freskët dhe pa fytin me dhimbje.
Policia: Siguria për ndeshjen sipas standardeve të UEFA-s
FFK me dhuratë të veçantë për tre baballarët e rinj ‘Dardanë...
Kurti në 27-vjetorin e masakrës së Pastaselit: 106 civilë u ...
Mbreti Charles takim me Trump, vizitë historike në fund të p...
Krasniqi: Komunat janë vendi ku shteti takohet me qytetarin
Ndeshja historike Kosovë-Turqi, Endrit Thaçi ndan foton emoc...