E vlerësuar aktualisht si njëra ndër këngëtaret më të mira në botë, Adele pritet ti hyjë së shpejti një profesioni tjetër.
Ajo është në bisedime me drejtuesit e kompanisë që do të ribëjë filmin Oliver, i bazuar në novelën Oliver Twist të shkrimtarit Charles Dickens.
Asaj i është ofruar mundësia të luajë rolin e Nancy, një prostitute të dashuruar në Bill Bill Sikes.“Do të ishte një rol i rëndësishëm për të dhe ajo po e vlerëson seriozisht këtë mundësi”, ka thënë një burim i afërt me këngëtaren për tabolidin The Sun.
“Ajo flet për Angleon (të birin) si prioritet numër një në jetën e saj dhe e sheh këtë rol si diçka që edhe ai do ta mirëpriste. Do të ishte një sfidë e re, por diçka për të cilën është e gatshme ta bëjë”, ka shtuar burimi, transmeton kultplus.
Në turneun e fundit të koncerteve, këngëtarja 29 vjeçe ka paralajmëruar se do të pushojë për një kohë nga muzika.
Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjë...
Shqipëria humbet Muçin për ndeshjen me Ukrainën
Ish-Kongresmeni i SHBA-së, DioGuardi mesazh për Kombëtaren e...
Shembja e dheut, kryeprokurori i Prishtinës: Është intervist...
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...