Në Komisionin e Kuvendit për Çështje Europiane ku sot në rend dite ishte Propozim ligji për përdorimin e gjuhëve, shumica nuk e pranoi kërkesën e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, që të tërhiqet flamuri europian nga ky propozim, njofton Zhurnal.
Sipas tyre, kjo shërben për mbulimin e mungesës së debatit dhe shkeljen e Kushtetutës duke patur parasysh se kjo nuk përputhet me asnjë rregull ligjor apo rregull nga BE.
Deputeti Antonio Milloshoski theksoi se ky propozim ligj nuk ka pikëtakim me përputhjen me cilën do direktivë apo rregull europian dhe se për këtë, siç tha, flet fakti që gjatë propozimit të tij nuk është shënuar asnjë akt burimor të Unionit Europian me të cilin do të përputheshte. Kërkoi nëse ekziston rregullore e tillë të shënohet me titull të plotë dhe datë.
“Ky është një keqpërdorim klasik i flamurit europian që të miratohet marrëveshja politike e dy-tre partive”, tha Milloshoski.
Komisioni nuk e pranoi edhe kërkesën e Ilija Dimovskit i cili kërkoi që seanca të ndërpritet, ndërsa debati të vazhdojë në Komisionin për sistem politik dhe marrdhënie mes dy bashkësive e cila, siç tha, është komision amë, si dhe të hapet debat publik me pjesmarje të ekspertëve dhe organizatave joqeveritare që të arrihet një marrëveshje e përbashkët.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit