Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, ka nënshrkruar sot marrëveshje me koalicionin PAN.
Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj ishin nisur në villën e presidentit Pacolli për të nënshkruar një marrëveshje që sipas tyre I hap rrugë krijimi të institucioneve dhe daljes së vendit nga kriza, shkruan arbresh.info.
Të parët që kanë arritur në shtëpinë e Pacollit ishte kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PAN, Ramush Haradinaj si dhe Fatmir Limaj nga NISMA.
Haradinaj në dorë mbante një buqetë me lule si dhe një dhuratë, ku pasi e përshëndeti Presidentin e AKR-së, Behgjet Pacollin ia dha.
Duket se buqeta me lule ishte për gruan e Pacollit ndërsa dhurata tjetër për vetë Presidentin Pacolli./arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...