Një udhëheqëse e lartë e partisë së kancelares Angela Merkel, ka deklaruar se faqja e saj është sulmuar nga mijëra sulme kibernetike, që adresë kishin Rusinë.
Zyrtarët gjermanë të inteligjencës dhe qeverisë kanë shprehur shqetësimet se Moska mund të ndërhyjë në zgjedhjet kombëtare të 24 shtatotit, ku pritet që Angela Merkel të fitojë edhe mandatin e katërt, shkruan Reuters, transmeton portali arbesh.info
Rusia vazhdimisht ka mohuar ndërhyrjen e saj në zgjedhjet e jashtme.
Julia Kloeckner, nënkryetarja e CDU-së, ka deklaruar se faqja e saj politike është prekur nga 3 mijë sulme të dielen para debatit mes Merkelit dhe udhëheqësit socialdemokrat Martin Schulz.
Ajo nuk ka dhënë detaje nëse janë marrë dokumente.
Rusia është akuzuar edhe për ndërhyrjen e saj në zgjedhjet presidenciale në SHBA./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...