Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me Akademinë e Shkencave, e cila sipas tij dështoi në marrjen e vendimit të duhur.
“Meqë Akademia e Shkencave zgjodhi farsën, uroj të gjejë dhe fondet për vijimin e farsës. Fondet tona do t’i shkojnë universitetit për kërkim shkencor”, ka deklaruar Rama në rrjetet sociale.
Rama ka konfirmuar kështu paralajmërimin e bërë më herët gjatë ditës, me rastin e ditës së zgjedhjeve në ASH.
“Nëse nuk reformohet Akademia e Shkencave nuk do marrë më asnjë qindarkë nga buxheti e do të duhet të dorëzojë godinën! Prandaj, stop farsës”, shkroi Rama.
E themeluar më 1972, Akademia e Shkencave është institucioni më i madh shkencor në Shqipëri. Me 26 anëtarë, akademikë; 13 anëtarë, akademikë të asociuar dhe 26 anëtarë nderi, akademia ka dy seksione: Seksionin e Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike dhe atë të Shkencave Natyrore dhe Teknike. /TopChannel/
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi kryeministri ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz
Komandantin e KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë aktualis...
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...